Vizitor i nderuar !
Ju jemi mirënjohës që klikuat faqen tonë. Këto
çaste jeni duke i kaluar në Qendrën elektronike
të librit shqip. Ju përkujtojmë se kjo është
faqe përmes të cilës Ju ofrohet libri shqip. Ndaj, shprehim
kënaqësinë tonë që t`ju mundësojmë edhe
Juve të gjeni për lexim atë që dëshironi.
Nëse eventualisht interesoheni për diç të veçantë
atëherë na shkruani. Ne do të bëjmë maksimumin
që të përmbushim kërkesat e vizitorëve të
faqeve tona.
Këtë na mundëson edhe kontakti i përhershëm që
kemi vendosur me shtëpitë botuese dhe autorët në të
gjitha trojet shqiptare por edhe në diasporë. Këtu, gjithësesi, mund të gjeni edhe informacione
të ndryshme që kanë të bëjnë me librin shqip,
me shtëpitë botuese, manifestimet letrare, panairet e librit,
autorët të cilët poashtu do të kenë mundësinë
të prezentohen, të publikojnë për lexuesit
të dhënat për historikun e veprimit dhe të krijimtarisë
por edhe aktualitetet me të cilat preokupohen.
Bashklpunimi me ne
Ndërkaq, për ngjarjet kulturore
përkatësisht manifestimet letrare që organizohen
në trojet shiptare dhe në diasporë nga institucionet
dhe asociacionet e kulturës, nga grupet dhe individët, këtu
do të informoheni në hollësi për programin dhe orarin
e organizimit.
Kështu do të përmbushim një zbarsti të informimit
më të mirë që aktualisht mungon dhe është
e nevojshme si për organizatorët por edhe për publikun-aderues
të fjalës së shkruar. Ndaj, në këtë
formë ftojmë të gjithë të interesuarit për
të publikuar informacione të tilla, të na kontaktojnë.
Mjafton të na shkruani në adresën tonë dhe ne do të
gjejmë kohë për të biseduar për hollësitë.
Thënë shkurt: Për të arritur këtë, Ju ofrojmë bashkëpunim
të gjithë të interesuarëve. Qendra jonë
elektronike për librin shqip është e hapur për të
gjithë.
Informacion për blerjen e librave
Momentalishtë nuk është e mundur porositja direkte e librave. Nëse Ju intereson posaqërishtë për ndonjë libër ju lutem na kontaktoni përmes kontakt formularit tonë.